![Zjarri në malet e Rugovës, nga Komuna e Pejës thonë u lokalizua gjatë mesnatës](/uploads/zeri.info/images/2024/April/01/auto_zjarri-rugove--780x4391711972336.jpg)
Zjarri në malet e Rugovës, nga Komuna e Pejës thonë u lokalizua gjatë mesnatës
Aktuale
April 01, 2024 - 13:52
Zjarri ka përfshirë të dielën malet në fshatrat Kuqishtë dhe Stankaj në Rugovë të Pejës.
Lidhur me këtë rast, nga Komuna e Pejës kanë bërë të ditur se zjarri është lokalizuar mbrëmë.
“Zjarri është lokalizuar mbrëmë në mesnatë, nuk ka qenë rrezik për shtëpitë përreth”, ka thënë Faik Zekaj, zëdhënësi i Komunës së Pejës.
Zekaj tutje ka shtuar se ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te shpërthimi i zjarrit. /Telegrafi