
Sorenseni takon ndihmësin e Sekretarit të NATO-s, pajtohen që të koordinohen për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi
Aktuale
February 11, 2025 - 22:37
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është takuar me ndihmës sekretarin për operacionet të NATO-s, Tom Goffus.
Në një shkrim në rrjetin social X, Sorensen tha se ishte një takim i mirë, ku u dakorduan për koordinim të ngushtë në mbështetje të dialogut.
“Shumë takim hyrës i mirë me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacionet, Tom Goffus. U dakorduam për koordinim të ngushtë BE-NATO në mbështetje të dialogut”, shkroi Sorensen.
Very good introductory meeting with @nato Assistant Secretary General for Operations, Tom Goffus. Agreed on close ë-NATO coordination in support of the Dialogue. pic.twitter.com/9CyRowCMiV
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) February 11, 2025