Kurti: Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep
Foto: Laura Hasani

Kurti: Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep

Aktuale February 11, 2025 - 23:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit e ka cilësuar fitore të “padiskutueshme, me vota cep më cep”.

Kurti në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se LVV-ja prinë në 21 komuna, si rezultat i votave preliminare, pa përfshirë ato të mërgatës dhe me kusht.

“Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës. Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të certifikohen rezultatet. Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, ka shkruar ai në Facebook.