Haxhiu takon shefin e EULEX-it, flasin për reformat në drejtësi
Aktuale
January 29, 2024 - 16:18
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Ata kanë diskutuar për proceset dhe të arriturat në këtë ministri me qëllim sundimin e ligjit dhe reformave të tjera, raporton Zeri.info.
Bëhet e ditur se reforma në drejtësi, vettingu, dhe adresimi i dhunës në familje ishin tema të cilat u trajtuan në këtë takim.
“Të dy palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tej në këto fusha të rëndësishme”, thuhet në njoftim. /Zëri