Sot nënshkruhet marrëveshja 34 milionë dollarëshe nga Osmani dhe USAID-i

Sot nënshkruhet marrëveshja 34 milionë dollarëshe nga Osmani dhe USAID-i

Aktuale September 15, 2023 - 07:59

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se të premten presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe USAID-i do të nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarësh.

“Amendamenti nr. 05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga u.d. e drejtoreshës së USAID-it Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID-it”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey M. Hovenier do të deklarohen për media.