Gashi: Kosovën po duan ta shqyejnë, në njërën anë Serbia e në tjetrën Shqipëria

Gashi: Kosovën po duan ta shqyejnë, në njërën anë Serbia e në tjetrën Shqipëria

Aktuale June 08, 2023 - 15:17

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka njoftuar se ua ka dërguar draftstatusin për Asociacion presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Kjo nxiti reagime të shumta në Kosovë, që këtë e konsideruan si kompetencë që i takon vetëm Qeverisë së Kosovës.

E analisti Shkelzen Gashi thotë se Kosova është në hall nga reagimet dhe kritikat, por edhe nga veprimet e tilla si të Ramës, duke theksuar se po duan ta shqyejnë Kosovën nga të gjitha anët.

“Kosova në hall të madh, po don me e çky: në një anë Serbia, në tjetrën Shqipëria, përmbi bashkësia ndërkombëtare, përfundi opozita”, shkroi ai ndër tjera. /Zëri