Gashi Ramës: Vetëm Qeveria e Kosovës është kompetente për propozim të Asociacionit

Gashi Ramës: Vetëm Qeveria e Kosovës është kompetente për propozim të Asociacionit

Aktuale June 08, 2023 - 15:01

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama në lidhje me dërgimin e draftit për Asociacion.

Ai ka thënë se kjo kompetencë i takon vetëm Qeverisë së Kosovës, shkruan Zeri.info.

Gashi ndër të tjera u shpreh se po ashtu edhe menaxhimi me partnerët ndërkombëtarë është kompetencë e brendshme e një vendi.

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetente për propozimin e statutit të Asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, shkroi ai në Facebook. /Zëri