Mehaj e Clarku për situatën në veri: Njohja e ndërsjellë Kosovë - Serbi do t’i kontribuojë paqes

Mehaj e Clarku për situatën në veri: Njohja e ndërsjellë Kosovë - Serbi do t’i kontribuojë paqes

Aktuale June 08, 2023 - 11:17

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është shprehur se njohja e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë do t’i kontribuonte paqes në rajon e më gjerë.

Ai tha se synimi i Kosovës nuk është krijimi i tensioneve, por anëtarësimi në BE e NATO, shkruan Zeri.info.

Mehaj këto komente i bëri pas një bisede që zhvilloi me gjeneralin amerikan Wesley Clark, teksa theksoi se Kosova në vazhdimësi do të akordohet me partnerët ndërkombëtarë e sidomos me SHBA-në.

“Diskutuam lidhur me situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve. Ne do të rrugëtojmë krah për krah me partnerët tanë e sidomos me SHBA-në, si aleate e pazëvendësueshme”, shkroi ai. /Zëri