Këshilltari i Bislimit: Çdo ditë Vuçiqit po i dalin në pah gënjeshtrat, por atij po i beson faktori ndërkombëtar

Këshilltari i Bislimit: Çdo ditë Vuçiqit po i dalin në pah gënjeshtrat, por atij po i beson faktori ndërkombëtar

Aktuale June 08, 2023 - 10:22

Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka komentuar deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq që ka dhënë për CNN, ku tha: “unë nuk i kontrolloj dhe ndikoj bandat dhe serbët në veri, por e di që ata veprojnë për interesat e shtetit të Serbisë”.

E Kadiu thotë se dita-ditës atij po i dalin gënjeshtrat, teksa iu referua edhe deklaratës së përfaqësuesit të SHBA-së, Gabirel Escobar, i cili tha se Vuçiqi i kishte premtuar se do të ndikojë te serbët në veri që të marrin pjesë në zgjedhje, shkruan Zeri.info.

Sipas tij, me këto deklarata ai veçse e vërteton ndikimin që ka mbi serbët në veri dhe se është përgjegjës për tensionet atje.

“Presidentit të Serbisë po i intereson ruajtja e status quo-së, kaosi, e tentativat e panumërta për destabilizimin e Kosovës. Atij i pengon progresi i vendit tonë, i pengojnë marrëveshjet e mëhershme dhe të tashme që duhet t'i implementojë, i pengon shteti i Kosovës. Sepse siç ka thënë dhe ai vetë në 2018, ‘nuk e kam ndërmend ta dorëzoj veriun e Kosovës’. E kështu pra thoshte në 2018 ky person, që në CNN thotë se ‘nuk i kontrollon bandat në veri’”, thuhet në reagimin e tij të postuar në Facebook. /Zëri