![Haradinaj në 25-vjetorin e themelimit të Shqiponjave të Zeza: Lufta e tyre shënonte fitore të njëpasnjëshme](/uploads/zeri.info/images/2023/May/14/auto_Shqiponjat-e-Zeza1684099282.jpg)
Haradinaj në 25-vjetorin e themelimit të Shqiponjave të Zeza: Lufta e tyre shënonte fitore të njëpasnjëshme
Aktuale
May 14, 2023 - 23:20
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sonte pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Njësisë “Shqiponjat e Zeza”.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo njësi elite e UÇK-së luftën e saj e ngritën lartë në frontet e fitoreve të njëpasnjëshmem raporton Zeri.info.
“Sonte për nder të 25-vjetorit të themelimit të Njësisë “Shqiponjat e Zeza”, njësi elite e UÇK-së, të cilën luftën për çlirim e ngritën lart në frontet e fitoreve të njëpasnjëshme”.
“Përgjithmonë mirënjohës krerëve që udhëhoqën me këtë njësi! Nderim e mirënjohje për të rënët dhe të gjallët!”, është shprehur Haradinaj.