Rajana Podvorica përfaqëson Kosovën në Romë, në garën ndërkombëtare të gjuhës angleze “HIPPO 2023”

Rajana Podvorica përfaqëson Kosovën në Romë, në garën ndërkombëtare të gjuhës angleze “HIPPO 2023”

Aktuale May 12, 2023 - 12:30

Rajana Podvorica, një studente e shkëlqyer e “Innovation Academy” në Vushtrri, ka bërë histori duke arritur vendin e parë në garën e gjuhës angleze në Kosovë.

Suksesi i saj i shkëlqyeshëm i ka siguruar asaj një kualifikim të drejtpërdrejtë për finalen e madhe të garës ndërkombëtare “HIPPO 2023”.

Rajana, e cila është një simbol i talentit dhe përkushtimit, tani do të përfaqësojë me krenari Kosovën në qytetin e Romës në Itali.

Garat “HIPPO 2023” është një sfidë e madhe për studentët nga e gjithë bota dhe vetëm ata më të talentuarit arrijnë të kualifikohen për finalen e madhe. Rajana ka treguar një nivel të shkëlqyeshëm të njohurive të gjuhës angleze dhe aftësinë për të komunikuar në mënyrë të sigurt dhe të bindshme.

Nxënësit e “Innovation Academy” janë krenarë për të pasur një kolege të talentuar si Rajana dhe do ta mbështesin me të gjitha fuqitë në garën e madhe në Romë. Ata shpresojnë që Rajana të vazhdojë të shkëlqejë në fushën e gjuhës angleze dhe të bëhet një shembull frymëzues për të gjithë nxënësit e tjerë.

Për suksesin e saj ka njoftuar edhe “Innovation Academy” në Vushtrri.