Kurti: Vuçiqi refuzoi edhe ofertën time bujare për “Asociacionin”

Kurti: Vuçiqi refuzoi edhe ofertën time bujare për “Asociacionin”

Aktuale March 21, 2023 - 17:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se përveç marrëveshjes së 27 shkurtit dhe Aneksit të 18 marsit, presidenti i Serbisë, ka refuzuar edhe një ofrtë të që lidhet me vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës.

“Pasi refuzoi të nënshkruajë Marrëveshjen e 27 shkurtit dhe para se ta refuzojë sërish nënshkrimin e Aneksit më 18 mars, Presidenti i Serbisë e ka refuzuar ofertën time bujare të vetëmenaxhimit të serbëve të Kosovës në një asociacion që unë do ta draftoja dhe propozoja. “A është ai Doktor “Jo”-ka, ose “Mr Nyet”?, Epo, ne e dimë që ai nuk është një doktor”, ka shkruar Kurti sot”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Termi “Mr Nyet” (ose Zotëri “JO”) është një referencë për ish-diplomatin sovjetik, Andrei Andreyevich Gromyko, pasi përdorimit të rregullt të vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. /Zëri