![Presidenti kroat: Ne bashkë me ndërkombëtarët e aneksuam Kosovën nga Serbia](/uploads/zeri.info/images/2023/January/30/auto_Zoran_Milanovic-presidenti_i_Kroacise-23_dhjetor_2021c-Laura_Hasani_copy1675079543.jpg)
Presidenti kroat: Ne bashkë me ndërkombëtarët e aneksuam Kosovën nga Serbia
Aktuale
January 30, 2023 - 12:43
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, në një konferencë për media ka folur për luftën në Ukrainë, por edhe për marrëdhëniet e Kroacisë me Serbinë, me ç’rast e ka përmendur edhe Kosovën.
“Ukrainasit i urrejnë rusët në mënyrë patologjike, ky është një fakt. Kroatët nuk i urrenin serbët aq sa ata rusët”, tha Milanoviqi, transmeton Klankosova.
“Deri kur do ta kuptoni se Serbia dhe Rusia janë njësoj? Ky është fatkeqësisht një fakt i dhimbshëm dhe një rrezik. Ne e aneksuam Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkombëtar. Ajo u aneksua nga Serbia. Kush e bëri këtë pos nesh? A e njohëm ne Kosovën? Nuk është aneksim, por rrëmbim. Kjo nuk e vë në dyshim Kosovën, por i gjithë koncepti”, tha ai, raportojnë mediat kroate.