Tensionet në veri, Sveçla viziton pikën kufitare në Bërnjak
Foto: Laura Hasani

Tensionet në veri, Sveçla viziton pikën kufitare në Bërnjak

Aktuale November 06, 2022 - 12:31

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar pikën kufitare në Bërnjak dhe stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.

Ai është shprehur se policët e Kosovës me përkushtim po i kryejnë detyrat e tyre për të siguruar ambient të qetë për të gjithë qytetarët, raporton Zeri.info.

“Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim”, shkroi ai. /Zëri