Jablanoviqi për largimin e serbëve nga institucionet: Kurrë mos u kthefshin!
Foto: Arkiv

Jablanoviqi për largimin e serbëve nga institucionet: Kurrë mos u kthefshin!

Aktuale November 05, 2022 - 19:12

Sot serbët në Kosovë morën vendim që do të largohen nga pozitat e tyre në institucionet e vendit, por ndaj kësaj ka reaguar edhe ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, shkruan Zeri.info.

Pritej që ai t’i përkrahte serbët që dhanë dorëheqje, por Jablanoviq ka uruar që ata të mos kthehen kurrë, duke i quajtur madje “peshq” të Listës Serbe.

“Shkuan peshqit e Listës serbe. Shpresojmë që kurrë më nuk do të kthehen. Serbët dhe Lista Serbe nuk janë njëjtë, kot fshehën pas popullit. Ky është rezultat i politikave të tyre dhe shefit të tyre”, shkroi ai në Twitter. /Zëri