SBASHK-u e dorëzon në Ministri Draft-Kontratën e re të arsimit
Aktuale
October 02, 2024 - 12:04
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka dorëzuar në Ministri të Arsimit Draft-Kontratën e re të arsimit.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me këtë rast tha se kanë kërkuar disa herë takime me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, por që nuk kanë marrë përgjigje.
“Sot në MASHTI dorëzuam Draft-Kontratën e re të arsimit, kontratë kjo e cila përfshinë tërë arsimin në Kosovë që nga çerdhja e deri në Universitet”.
“I kemi bërë katër shkresa zonjës Nagavci që t’ia dorëzojmë një ekzemplarë të kontratës, përgjigjja ka qenë që ‘na jepni kohë’ dhe se ka shumë angazhime brenda dhe jashtë Kosovës, pra nuk deshi të na takojë që nga greva e këndej”, u shpreh Jasharaj. /eo