Serbët që dhanë dorëheqje shihen duke përdorur veturat e Policisë [foto]

Serbët që dhanë dorëheqje shihen duke përdorur veturat e Policisë [foto]

Aktuale November 05, 2022 - 18:56

Sot, zyrtarët polcorë serb kanë zhveshur uniformat e Policisë së Kosovës, duke treguar se kanë dhënë dorëheqje nga ky institucion.

Por, ata duket se nuk kanë hequr dorë nga përdorimi i veturave të Policisë, pasi disa zyrtarë serb janë parë në një rrugë që të dërgon në Zveçan duke udhëtuar me këto vetura, shkruan Zeri.info.

Në pamjet e siguruara nga “RTV Dukagjini”, shihet dhjetë persona në afërsi të veturave policore, të cilët më pas kanë konfirmuar se kanë dhënë dorëheqje ditën e sotme.

Image

Kujtojmë se Lista Serbe u ka bërë thirrje serbëve të veriut që nesër të mblidhen në Mitrovicë, siç thanë për të treguar se shteti i tyre është Serbia dhe presidentit Vuçiq. /Zëri