E konfirmon Ministria: Jeremiqit nuk iu lejua hyrja në Kosovë

E konfirmon Ministria: Jeremiqit nuk iu lejua hyrja në Kosovë

Aktuale November 05, 2022 - 18:45

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar se ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq nuk i është lejuar hyrja në territorin e Kosovës.

Shkak për këtë ministria thotë se është gjuha e urrejtjes që Jeremiq ka përdorur, raporton Zeri.info.

“Kosova nuk do të tolerojë urrejtjen dhe agresionin ndaj një shteti evropian dhe demokratik. Evropa dhe SHBA-ja duhet të vëzhgojnë me vëmendje veprimet e klasës politike në Serbi dhe në rajon. Radikalizimi i ish-drejtuesit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është vetëm një paralajmërim më shumë se oreksi i Serbisë dhe Rusisë për territore nuk është ngopur ende”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera thuhet se Rusia dhe Serbia nuk do të ndalen së krijuar tensione në Ballkan, teksa kërkohet që Serbia ta pranojë realitetin për pavarësinë e Kosovës. /Zëri