Reagon Osmani: Serbia po tenton destabilizimin e veriut, po bën presion mbi serbët e Kosovës

Reagon Osmani: Serbia po tenton destabilizimin e veriut, po bën presion mbi serbët e Kosovës

Aktuale November 05, 2022 - 18:29

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas largimit të serbëve nga institucionet e vendit, duke thënë se me këto veprime Serbia po tenton destabilizimit e veriut.

Në deklaratë thuhet se tërheqja e ministrave, deputetëve dhe serbëve në përgjithësi është akt kundër demokracisë dhe sundimit të rendit e ligjit, raporton Zeri.info.

Sipas Osmanit ky veprim është bërë me presion nga Beogradi, që ndër të tjera thuhet se një qasje e tillë po u shkakton probleme serioze qytetarëve serb të veriut.

“I siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës se institucionet do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë publike në çdo cep të territorit të saj në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtar”, thuhet në reagim.

Ndër të tjera thuhet se me veprimet e sotme, Serbia është tërhiqur nga marrëveshjet e Brukselit.

“Ky veprim i nxitur nga Serbia, vërteton edhe njëherë atë që e kemi thënë shumë herë, se Serbia është burim i destabilizimit të Kosovës dhe rajonit për shkak të synimeve të saj territoriale dhe hegjemoniste. Megjithatë, Serbia nuk do të arrijë ta ndryshojë karakterin multietnik të institucioneve dhe ta cenojë paqen e sigurinë në Republikën e Kosovës”, thuhet ndër të tjera. /Zëri