Lista Serbe njofton se nesër do të protestohet në veri të Kosovës

Lista Serbe njofton se nesër do të protestohet në veri të Kosovës

Aktuale November 05, 2022 - 17:49

Lista Serbe sot përmes një konference sot tregoi që serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës, si shenjë proteste ndaj vendimeve të fundit të Qeverisë.

Por, kjo listë ka paralajmëruar një protestë nesër nga ora 12:00 para monumentit të Car Lazarit në Mitrovicën e veriut, raporton Zeri.info.

Në këtë njoftim ata thonë që “Të bashkohemi që t’i tregojmë Evropës dhe botës në mënyrë unanime se shteti ynë i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq”. /Zëri