Shkolla “Hasan Prishtina” në kryeqytet nga nesër nis procesin mësimor

Shkolla “Hasan Prishtina” në kryeqytet nga nesër nis procesin mësimor

Aktuale September 26, 2022 - 12:02

Shkolla fillore e mesme e ulët “Hasan Prishtina” në kryeqytet ka njoftuar se nga nesër do të nisë procesin mësimor.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, në takimin e sotëm të Këshillit të Arsimtarëve dhe të Këshillit Grevist të Sindikatës së Shkollës, pas diskutimeve, u vendos “që të përkrahet greva deri në realizimin e kërkesave, por edhe në anën tjetër nga nesër, më 27 nëntor, të fillojë procesi mësimor me orar të reduktuar të orëve mësimore në 30 minuta”.

“Ndërrimi i parë fillon mësimin në orën 07:30 deri 11:20. Ndërrimi i dytë fillon mësimin në orën 12:00 deri në 15:00. Suksese në fillimin e vitit shkollor!”, thuhet në njoftimin nga drejtoria e shkollës “Hasan Prishtina”. /Zëri