Sahatçiu: Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në Prishtinë vitin tjetër

Sahatçiu: Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në Prishtinë vitin tjetër

Aktuale September 24, 2022 - 17:41

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, në Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se vitin tjetër një shtatore e rëndësishme do t’i shtohet kryeqytetit.

Sahatçiu ka bërë të ditur se vitin tjetër, komuna e Prishtinës ka futur në buxhetim edhe shtatoren e komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.

Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vjet pas luftës, që shtatorja e komandantit Adem Jashari do të bëhet edhe në Prishtinë./klankosova