Ambasadori britanik përshëndet vendimin e ZRRE-së për licensimin e “Elektroserver”-it

Ambasadori britanik përshëndet vendimin e ZRRE-së për licensimin e “Elektroserver”-it

Aktuale June 24, 2022 - 15:23

Sot ZRRE-ja licensoi “Elektroserver”-in që të operojë në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Për këtë ka reaguar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili ka përgëzuar këtë vendim, raporton Zeri.info.

Ai ka thënë se dakordimi për Udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes të Energjisë është një hap përpara.

“Kënaqësi e madhe kur dëgjova se Bordi i ZRRE-së tani ka lëshuar licencën për ‘Elektrosever’-in për të operuar në katër komunat veriore të Kosovës. Miratimi i Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë nga Kosova dhe Serbia ishte një hap i mirëpritur përpara dhe një shembull i mirë se çfarë mund të bëhet me angazhim fleksibël dhe konstruktiv. Pres me padurim vazhdimin e zbatimit të shpejtë dhe përparimin e mëtejshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi ai në rrjetin social Facebook. /Zëri