Limaj: Vrasjet e zyrtarëve të LDK-së qëllimisht nuk u hetuan

Limaj: Vrasjet e zyrtarëve të LDK-së qëllimisht nuk u hetuan

Aktuale May 26, 2022 - 20:20

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka folur për disa vrasje të pasluftës ku kanë pësuar zyrtarët e LDK-së.

Ai thotë se kushdo që i ka bërë ato vrasje ka pasur qëllime anti-shtet dhe anti-shqiptare.

“Ka pasur vrasje të aktivistëve të LDK-së, nuk ka dilemë. Por dikush qëllimisht nuk ka dashur t’i hetojë ato raste në mënyrë që ajo të mbetet temë qendrore. Pastaj qëllimi ka qenë të krijohen ndarje, përçarje, paragjykime, e për të akuzuar njerëz faj e pafaj”, tha ai./PortalD