Edukimi i votuesve mbetet sfidë për KQZ-në

Edukimi i votuesve mbetet sfidë për KQZ-në

Aktuale May 26, 2022 - 18:30

Për të sjellë ndryshimin në Kosovë në zgjedhjet e kaluara të drejtë vote patën afër 800 mijë qytetarë. Por, për 43 mijë prej tyre u desh të asistonte dikush, pasi jo të gjithë e dinin se si shkon procesi i votimit.

Andaj kjo po del të jetë njëra prej sfidave të mëdha me të cilën ballafaqohet Komisioni Qendror i  Zgjedhjeve.

Por, KQZ-ja nuk do të jetë e vetme në përpjekjen për t’i edukuar votuesit se si duhet ta kryejnë këtë obligim./klankosova