Kuvendi Komunal i Obiliqit aprovon ngritjen e shtatores së heroit Fahri Fazliu

Kuvendi Komunal i Obiliqit aprovon ngritjen e shtatores së heroit Fahri Fazliu

Aktuale May 26, 2022 - 17:19

Kuvendi komunal i Obiliqit ka votuar për zëvendësimin e bustit të heroit Fahri Fazliu me ngritjen e shtatores së tij.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook kryetari i komunës, Xhafer Gashi, pasi ka bërë të ditur se ka vizituar familjarët e bashkëveprimtarit Fazliu, raporton Zeri.info.

“Një vizitë e veçantë nga Fadil Fazliu dhe Fahri Fadil Fazliu, familjarët e bashkëveprimtarit e Heroit të Kombit Fahri Fazliu. Vizitat e tilla janë përherë të mirëpritura dhe pikërisht sot me lajmin se Kuvendi Komunal i Obiliqit ka aprovuar zëvendësimin e bustit të Heroit Fahri Fazliu me ngritjen e shtatores së tij! Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Fahri Fazliu! Respekt i përjetshëm për familjen Fazliu!” 

Image

Image