Çitaku: E paprecedent dhe tërësisht e papërgjegjshme që Kurti tash e tri javë është jashtë Kosovës

Çitaku: E paprecedent dhe tërësisht e papërgjegjshme që Kurti tash e tri javë është jashtë Kosovës

Aktuale May 26, 2022 - 15:47

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është e paprecedent që kryeministri Kurti tash e tri javë gjendet jashtë Kosovës.

Çitaku, përmes një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se vizita e fundit e Kurtit në SHBA ishte studimore, raporton Zeri.info.

“E paprecedent dhe tërësisht e papërgjegjshme që kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës. Sot e paska vizituar një fabrikë të çokollatave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje. Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti”, ka shkruar Çitaku.

Sipas saj, në Kosovë inflacioni ka kaluar 11% e Bordi i AKP-së ka shpallur valën e re të privatizimit.

“Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot Bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve (kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë)”, ka shkruar Çitaku. /Zëri