Aksioni “Brezovica”, arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës

Aksioni “Brezovica”, arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës

Aktuale May 26, 2022 - 11:55

Aksioni “Brezovica” ka vënë në pranga sot edhe katër persona, mes tyre edhe ish-sekretarin e Ministrisë së Infrastrukturës, raporton Zeri.info.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR), në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, sot kanë realizuar aksionin “Brezovica”, i cili është vazhdim i aksioneve të mëhershme, ku,m me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur gjashtë lokacione të ndryshme dhe me vendim të prokurorit të Shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh katër persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.

“Persoant e arrestuar me inicialet Xh.B., I.F., Xh.Sh. dhe B.P. janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘Marrja e ryshfetit’, nga Neni 428, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘Ushtrimi i ndikimit’, nga Neni 431, paragrafi 1 i KRPK-së dhe ‘Dhënia e ryshfetit’, nga Neni 429, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Një pushkë e gjuetisë, revole, telefon celuar, laptop dhe dokumente të ndryshme. /Zëri