Rama: Nëse s’ka konsensus, presidentin e zgjedhim vetë në raundin e katërt

Rama: Nëse s’ka konsensus, presidentin e zgjedhim vetë në raundin e katërt

Aktuale May 16, 2022 - 17:59

Kryeministri i Shqipbrisë Edi Rama, ka deklaruar se maxhoranca do të presë deri në raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe në rast se nuk do të gjendet konsensusi me opozitën, atëherë ata do të ushtrojnë të drejtën për ta zgjedhur vetë kreun e shtetit në raundin e katërt. Në një deklaratë për mediat, pas dështimit të votimit të parë, Rama u shpreh se opozita nuk ka vullnet për të negociuar, teksa shtoi se me përçarjen e PD, maxhronaca “nuk di më se kë ka përballë”.

"Pse PS duhet të dorëzojë të drejtën për të marrë pjesë në proces, dhe t’ia kalojë këtë të drejtë kujt, se nuk po dimë më kë kemi në anën tjetër se kemi lloj lloj copash. Nuk e shoh se ku qëndron logjika në këtë. Nuk kemi nevojë të bëmë asnjë testim se nuk i kemi votat dhe nuk ka asnjë nevojë që ne të bëjmë testime për të parë që nuk i kemi votat. Do të presim nëse ka një dëshirë nga pala tjetër. Sigurisht nuk do mbetemi pa ezuruar atë mandat që na jep Kushtetuta. S’kemi me kë të negociojmë, megjithatë presim. Nuk është e nevojshme që ne ti ndajmë kush është kush. Dihet me kë ne refuzojmë të negociojmë. Ndërkohë ne jemi të gatshëm të flasim me çdo palë, pjesë që do të donte të fliste me ne. Nëse nuk duan  të flasim ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër përveçse të presim deri në raundin e katërt për të shfrytëzuar mandatin që na jep kushtetuta”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj u shpreh se ata kanë qenë të qartë me kërkesat e tyre, duke theksuar se kandidati duhet të jetë një emër i propozuar nga opozita.

"Qëndrimi ynë është i qartë, e kemi çuar deklaratën zyrtarisht. Nëse do të duhet të zgjedhim presidentin e shqiptarëve, duhet të jetë proces konsensual. Që të jetë një proces i besueshëm dhe jo farsë. Kemi qenë në pritje të qëndrimit të mazhorancës. Propozimi ynë, të zgjidhet në dy raundet e para, ku propozimi të jetë i yni. Jemi në pritje të qëndrimit të mazhorancës. Propozimi të jetë i opozitës! Presidenti nuk duhet të zgjidhet në raundin e 4-të dhe të 5-të. Nuk duhet të jetë një proces kam një emër, të jap një emër. Ky do të ishte turpi i parlamentit. Kemi një derë kriteresh që duhet të plotësojë", u shpreh Aliebaj.

Në mungesë kandidatëve, raundi i parë i votimit për president dështoi, ndërsa pritet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për të përcaktuar datën për zhvillimin e raundit të dytë të votimit./rtsh