Certifikohen snajperistët e rinj të FSK-së

Certifikohen snajperistët e rinj të FSK-së

Aktuale April 07, 2022 - 17:45

Në Komandën e Doktrinës dhe stërvitjes në Ferizaj ka përfunduar sot Kursi Bazë për Snajper me pjesëmarrës të njësive të ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast anëtarët e FSK-së gjatë këtij kursi janë trajtuar për përdorimin e Snajperëve në terrene të ndryshme trajnuese, me qëllim të ngritjes së njohurive të pjesëtarëve të FSK-së në qitje me snajper si dhe aftësimin e tyre për vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve rreth armikut në zonat me rrezikshmëri të lartë.

Është bërë e ditur se ceremonia e certifikimit është kryer në Kazermën “Skëndërbeu” në Ferizaj, ku  morën pjesë: komandanti i KDS-së, Gjeneral Brigade Irfete Spahiu, Shefi i Shtabit të KDS-së, Nënkolonel Arsim Shaqiri si dhe përfaqësues të rexhimenteve të këmbësorirsë dhe Poplicisë Ushtarake.

FSK-ja ndër të tjera është zotuar se do t’i trajnojë dhe të përgatisë pjestarët e saj për të gjitha fushat, me qëllim të ngritjes së profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovë. /Zëri