Rritet çmimi i biletës së autobusit në linjën Prishtinë - Gjakovë

Rritet çmimi i biletës së autobusit në linjën Prishtinë - Gjakovë

Aktuale February 14, 2022 - 10:58

Në vazhdën e rritjes së çmimeve është rritur edhe çmimi i biletës në linjën Gjakovë - Prishtinë. Nga katër euro sa ishte, është bërë pesë euro.

Këtë lajm e ka bërë të ditur njëra prej kompanive që funksionon në vend.

Kompania “Sharr Travel” veçse ka njoftuar se linja Prishtinë - Gjakovë dhe anasjelltas tani e tutje çmimin e biletës së udhëtimit do ta ketë 5 euro.

“Linja Prishtinë - Gjakovë. Të nderuar klientë, bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarëve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës Prishtinë - Gjakovë është 5 €. Sharr Travel ju dëshiron rrugë të mbarë!”, njofton Sharr Travel.

Duke mos përfunduar me kaq, përveç ngritjes së çmimeve që kanë pësuar edhe produktet ushqimore, së fundmi është rritur çmimi i energjisë elektrike, rritje të çmimit ditë më parë kanë paralajmëruar edhe nga kompania e Ujësjellësit, por edhe nga gastronomia. /Express