Kurti mirëpret emërimin e emisarit special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor

Kurti mirëpret emërimin e emisarit special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor

Aktuale December 02, 2021 - 17:36

Britania e Madhe ka emëruar Stuart Peach, Emisari Special për Ballkanin Perëndimor.

Ky emërim është mirëpritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ka thënë se pret të punoj ngushtë me të për të mbrojtur dhe promovuar lirinë në Ballkanin Perëndimor, transmeton Zeri.info.

“E mirëpres emërimin e Shefit të Forcave Ajrore të Britanisë së madhe, Sir Stuart Peach si Emisar Special për Ballkanin Perëndimor dhe pres të punoj ngushtë me të për të mbrojtur dhe promovuar lirinë dhe demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe me rastin e emërimit të Peaxh si emisar në Ballkanin Perëndimor, kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë në më shumë se dy dekada.

“Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e përkushtuar ndaj sigurisë në Evropë. Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë në më shumë se dy dekada. Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur sukseset e arritura përmes paqes dhe dialogut – nuk mund të lejojmë asnjë kthim në dhunën dhe ndasitë e së kaluarës. Përvoja dhe ekspertiza e gjerë e Sir Stuart Peach do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen dhe për të promovuar integrimin euroatlantik në këtë rajon kyç”, është shprehur kryeministri britanik. /Zëri