Pse LVV-ja lëshoi pe për votimin e nënkryetarëve?, tregon Kryeziu
Deputetja Arbëreshë Kryeziu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë para hyrjes në Kuvend se vendimi i LVV-së për të votuar për nënkryetarët nga PDK-ja dhe LDK-ja është bërë me qëllim të zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit.
Kryeziu u bëri thirrje partive opozitare që të ndryshojnë qëndrim dhe të marrin pjesë në seancë, në mënyrë që të votohet për nënkryetarët dhe të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit.
“Uroj që të ndërrojnë qëndrim partitë opozitare dhe të vijnë sot në seancë dhe të procesojmë tutje me procesin e konstituimit të Kuvendit. LVV-ja, njëjtë siç ka vepruar gjatë këtyre dy viteve të fundit, edhe kësaj here ka lëvizur për t’i kontribuar zhbllokimit të situatës, e cila ka ndodhur si rezultat i bllokadës së vazhdueshme të këtyre partive opozitare. Shpresoj që sot deputetët të paraqiten në seancë, sepse fundja edhe sipas aktgjykimit dhe obligatave të jenë aty, t’i votojmë nënkryetarët, ta konstituojmë Kuvendin dhe të vazhdojmë tutje me proceset tjera”, tha Kryeziu.