Varrosen dy nxënësit që u vranë në Gllogjan

Varrosen dy nxënësit që u vranë në Gllogjan

Aktuale November 28, 2021 - 14:23

Në varrezat e fshatit Gllogjan të Deçanit, janë varrosur sot dy nxënësit të cilët u vranë të prmente në autobus derisa po ktheheshin nga Gjakova.

Dy nxënësit në moshën 17-vjeçare, Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj janë përciellur sot në banesën e fundit nga qindra qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tyre, transmeton Zeri.info.

Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka thënë se Kosova duhet të bëjë më shumë që raste të tilla të mos përsëriten.

"Mesazhi duhet të jetë që ne duhet të ecim përpara duhet të forcojmë këtë shtet, sidomos rendin dhe sigurinë që mos të ketë më raste të tilla. Ngushëllime për të gjithë", ka thënë Ramosaj.

Po ashtu, të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe shokët dhe shoqet e Gentës dhe Ledionit të cilët kanë mbajtur fjalime prekëse në ceremoninë e varrimit. /Zëri

 

 

Image

Image