Ambasadori gjerman thotë se autorët e krimit në Gllogjan duhet të sillen para drejtësisë

Ambasadori gjerman thotë se autorët e krimit në Gllogjan duhet të sillen para drejtësisë

Aktuale November 27, 2021 - 13:02

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Gllogjan, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos një.

Rohde është shprehur i tronditur për sulmin ndaj autobusit që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan.

Sipas tij, autorët e krimit duhet të sillen para drejtësisë.

“I tronditur nga ky sulm i dhunshëm në autobusin e studentëve. Autorët duhet të sillen para drejtësisë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Rohde. /Zëri