Sinani: Refuzimi i vizitës së katër ministrave kosovarë dëshmon se Lugina duhet të jetë pjesë e dialogut

Sinani: Refuzimi i vizitës së katër ministrave kosovarë dëshmon se Lugina duhet të jetë pjesë e dialogut

Aktuale November 27, 2021 - 11:53

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas refuzimit të vizitës nga Serbia të katër ministrave të Kosovës në Luginën e Preshevës.

Sinani ka thënë se refuzimi i vizitës së katër ministrave dëshmon se Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel.

“Ky refuzim dëshmon se Lugina e Preshevës është pjesë e kontestit Kosovë-Serbi dhe se duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel. Përveç se Serbia nuk ia lejon shqiptarëve përdorimin zyrtar të simboleve kombëtare dhe një varg të drejtash tjera që i gëzojnë pakicat kudo në botë, sot Beogradi po shpërfaq se i pengon çfarëdo komunikimi dhe ndihme nga Qeveria e Kosovës”, tha ajo.

Sipas aj, rasti i sotëm duhet të jetë këmbanë për autoritetet më të larta ndërkombëtare, sidomos Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian ndaj çështjes së Luginës së Preshevës. /Zëri