Von Cramon kritikon Borrellin: Duhet përkrahur shtetet që luftojnë krimin e korrupsionin

Von Cramon kritikon Borrellin: Duhet përkrahur shtetet që luftojnë krimin e korrupsionin

Aktuale October 13, 2021 - 23:29

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i ka reaguar i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili sot gjatë ditës kishte thënë se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme, duke ju referuar aksionit të policisë së Kosovës në veri dhe disa komuna tjetëra.

Von Cramon në një shkrim në Tëitter, i ka kërkuar Borrellit që të kritikohen shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet dhe të përkrahen ato ku luftohet krimi i orgnaizuar e korrupsioni, transmeton Zeri.info.

“Ju lutem kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t'i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë", ka shkruar Von Cramon në Tëitter.

Ajo më tej ka shtuar se dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet ditore të Policisë. /Zëri