Takohen Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti

Takohen Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti

Aktuale August 26, 2021 - 12:55

Presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti janë takuar sot në Presidencë, raporton gazeta Blic.

Takimi ka nisur në orën 8:00 të mëngjesit dhe ka zgjatur më shumë se dy orë.

Lajmin e kanë konfirmuar për gazetën Blic zyrtarë brenda Presidencës së Kosovës.

Ata kanë thënë se takimi mes Osmanit, Konjufcës dhe Kurtit nuk ka qenë i jashtëzakonshëm, por një takim që të tre e mbajnë çdo javë.