Klubet e natës e disa këngëtarë organizojnë protestë më 14 korrik ndaj Qeverisë

Klubet e natës e disa këngëtarë organizojnë protestë më 14 korrik ndaj Qeverisë

Aktuale July 08, 2021 - 18:01

Klubet e natës bashkë me disa nga këngëtarët e estradës do të protestojnë ndaj Qeverisë si shenjë pakënaqësie me trajtimin e këtij sektori.

Kjo protestë do të mbahet më 14 korrik në sheshin Skënderbeu në Prishtinë nga ora 20:00 me moton “Qeveri – let us dance”, bën të ditur kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, transmeton Zeri.info.

“Të gjitha Klubet e Natës në Kosovë së bashku me estradën, njëzëri kemi vendosur të organizojmë Protestën/Eventin “QEVERI – LET US DANCE” si shenjë pakënaqësie nga harresa e Qeverisë për sektorin tonë. Më shumë se 1 vit e 5 muaj kemi bërë kompromis për t’i mbyllur bizneset tona, me shumë mund e sakrificë për t’u kujdesë për punëtorë, për të likuiduar qiratë e kreditë, pa mbështetje financiare, pa mbështetje fiskale, pa strategji, pa vizion për turizëm, e tu e rreziku edhe diasporën tonë, remitencën tonë. Sezona e verës është pjesa më e rëndësishme e vitit për ekonominë dhe sektorin tonë, dhe duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike dhe në pajtim me gjendjen ekonomike të bizneseve tona, tash më shumë se kurrë gjatë pandemisë, është momenti që të HAPEMI!

Kjo event do të organizohet me datë 14 Korrik, në sheshin Skënderbeu, nga ora 20:00”, thotë Kllokoqi përmes një njoftimi.

Ai thekson se në këtë protestë do të performojnë edhe disa këngëtarë.

“Estrada jonë do të kujdeset për ti dhënë tinguj kësaj proteste me muzikë, duke performuar artistët si: CAPITAL T, DAFINA ZEQIRI, ERMAL FEJZULLAHU, KIDA, LEDRI VULA, LUMI B, MAJK, TAYNA, YLL LIMANI, DJ BANZ, DJ DAGZ, DJ PM”, përfundon njoftimi. /Zëri