Memli Krasniqi zyrtarisht kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi zyrtarisht kryetar i PDK-së

Aktuale July 03, 2021 - 13:41

Memli Krasniqi zyrtarisht është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në Konventën e 10-të, Krasniqi ka marrë besimin e shumicës së delegatëve për të udhëhequr për katër vitet e ardhshme në PDK.

Kundër tij votuan vetëm 7 delegatë nga 476 delegatë sa kanë marr pjesë në votim.

Krasniqi para delegatëve ka thënë se do të ketë shumë sfida dhe pengesa, por me energji do t’ia dalin që t’i tejkalojnë të gjitha.

“Nuk kam fjalë që t’ua shpreh ndjenjën e falënderimit dhe përgjegjësisë që kam ndaj jush ku ju sapo më mveshet me besimin që ua kërkova për të vazhduar rrugëtimin tonë të përbashkët për të shkuar në rrugën e dy liderëve tonë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Do t’ua shpërblej me punë e më përkushtim të pandalshëm. Do të kemi shumë sfida e pengesa dhe jam i sigurt që nuk do të jetë fare e lehtë, por unë e njoh vullnetin e partisë sonë, dhe duke bazuar në këtë energji të pashtershme do të ia dalim. Na prift e mbara”, tha kryetari i posazgjedhur i PDK-së./Zëri