Veteranët vendosin shkronjat UÇK në një fshat të Malishevës

Veteranët vendosin shkronjat UÇK në një fshat të Malishevës

Aktuale June 19, 2021 - 19:46

Në shenjë nderimi për heronjtë e luftës dhe lirisë, veteranët e UÇK-së kanë vendosur shkronjat UÇK në fshatin Ngucat të Malishevës.

Kreu i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka thënë se kjo pamje e këtyre tri shkronjave janë pikë referimi për të rinjtë dhe brezat që vijnë.

“Aksioni i veteranëve të UÇK-së të fshatit Ngucat, do vlerësuar dhe çmuar si iniciativë të mirë dhe shenjë nderimi të përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë tonë. Kjo pamje e tri shkronjave të shenjta, UÇK, sa përkujtimore për shtigjet e lirisë tonë, janë në pikën strategjike dhe pikë referimi për të rinjtë tanë sot dhe brezat që vijnë se sa e çmuar është liria dhe sa i bukur është atdheu ynë. Nderim për veteranët e UÇK-së për këtë punë të vyer. Ju lumtë!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook. /Zëri