Gërvalla-Schwarz thotë se nuk janë vetëm Holanda dhe Franca kundër liberalizimit të vizave

Gërvalla-Schwarz thotë se nuk janë vetëm Holanda dhe Franca kundër liberalizimit të vizave

Aktuale May 25, 2021 - 11:19

Kosova vazhdon të jetë shteti i vetëm në rajon, i cili nuk ka ende liberalizim të vizave për udhëtime drejt BE-së.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit ka thënë se ky proces është dëmtuar në të kaluarën, ndërsa ka thënë se shtetet skeptike kundër vizave për Kosovën nuk janë vetëm Holanda dhe Franca, duke mos përmendur me emra shtetet e tjera që janë kundër, raporton Zeri.info.

“Procesi është dëmtuar në të kaluarën. Argumenti i shteteve skeptike është mungesa e shtetit ligjor dhe këtu Qeveria do të duhej të punonte shumë që çdo ditë të ofronte dëshmi të shtetit ligjor. Institucionet e BE-së e kanë dhënë fjalën e tyre. Mbetën disa shtete anëtare si Franca, Holanda por jo vetëm këto shtete. Nuk do të lëmë gur pa lëvizur, në mënyrë që skepticizmin që ekziston ta heqim”, ka deklaruar Gërvalla-Shwarz. /Zëri