KRU Gjakova apelon për kursim të ujit
Foto: Laura Hasani

KRU Gjakova apelon për kursim të ujit

Aktuale August 24, 2026 - 22:10

KRU “Gjakova” u ka bërë apel konsumatorëve që, për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së konsumit, ta përdorin ujin në mënyrë racionale dhe të shmangin shpenzimin e panevojshëm.

Kompania ka kërkuar kujdes dhe solidaritet të veçantë me qytetarët që jetojnë në zona të larta dhe në banesa kolektive, ku furnizimi me ujë mund të jetë më i vështirë gjatë periudhave të konsumit të shtuar.

KRU “Gjakova” ka theksuar se kursimi i ujit është përgjegjësi e përbashkët dhe ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.