Në Shqipëri mbërrijnë edhe 11,700 doza të tjera nga Pfizer

Në Shqipëri mbërrijnë edhe 11,700 doza të tjera nga Pfizer

Aktuale May 10, 2021 - 17:25

Ditën e sotme vjen dërgesa e radhës e vaksinave Pfizer, prej 11,700 dozash, në Shqipëri nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, ndërsa ndoqi nga afër procesin e vaksinimit për punonjësit e fasonerive.

Manastirliu u shpreh se prej 11 janarit, kur ka nisur programi i vaksinimit, janë kryer 600 mijë injeksione – prej të cilave mbi 479,020 vaksinime janë kryer për persona mbi 60 vjeç. Ministrja u ndal të fliste edhe për lehtësimi ne mundshëm gjatë sezonit të verës, në varësi të situatës që po vlerësohet në dinamikë.

Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, etj.

Prej fillimit të këtij viti janë rreth 740 mijë vaksina të cilat janë administruar nga autoritetet shqiptare. Qeveria ka siguruar – përmes kontratave direkte, donacioneve dhe mekanizmit COVAX – rreth 2 milionë vaksina./euronews