Miratohet formimi i Komisionit Hetimor për presidentin Meta

Miratohet formimi i Komisionit Hetimor për presidentin Meta

Aktuale May 06, 2021 - 13:52

Pa asnjë surprizë, deputetët e maxhorancës në Komisionin e Ligjeve aprovuan kërkesën e kolegëve të tyre për shkarkimin e Presidentit Meta.

Presidenti Meta nuk pranoi të bëhej pjesë e debatit në Komisionin e Ligjeve. Në një shkresë drejtuar Kuvendit, ai kishte si argument axhendën e ngjeshur.

Në letrën zyrtare, Meta nënvizoi se ishte I gatshëm për tu ballafaquar me parlamentarët në datën 10 maj.

“Të mos harrojmë se kërkesa e presidentit për tu dëgjuar në datën 10 është kërkesë tipike opozitare për t’ju shmangur me procedurë vullnetit të sovranit. Nëse do të bëhen në datën 10 do të ishte jashtë afatit, ky ishte synimi I tyre.”u shpreh Alket Hyseni.

Pas vendimmarrjes, në seancën plenare të kësaj të premteje deputetët do të kenë në tavolinat e punës raportin për ngritjen e komisionit hetimor i cili do të hetojë Presidentin e Republikës për shkelje të Kushtetutës./A2