Opozita nuk kthehet në seancë, të pranishëm vetëm deputetët e LVV-së

Opozita nuk kthehet në seancë, të pranishëm vetëm deputetët e LVV-së

Aktuale May 06, 2021 - 12:38

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ka rifilluar pa deputetët e opozitës në sallë.

Kuvendi ka rinisur seancës pas ndëprejes që erdhi nga përplasja e deputetëve të opozitës me ministren e jashtme, Donika Gërvalla.

Në sallë pas pauzës janë parë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa menjëherë nënjkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ka thirrur një pauzë tjetër deri në orës 14:00.

Në anën tjetër PDK-ja ka paralajmëruar konferencë për media për në orën 12:30./Zëri