Heshtja e autoriteteve të Kosovës për targat jolegale në veri

Heshtja e autoriteteve të Kosovës për targat jolegale në veri

Aktuale April 13, 2021 - 11:35

Në komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, vazhdojnë të qarkullojnë automjetet me targa jolegale, me akronimin "KM" (Mitrovica e Kosovës), të cilat qytetarët e këtyre komunave i regjistrojnë në territorin e Serbisë.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë që nuk kanë ndonjë urdhër nga instancat politike të vendit, për të ndaluar qarkullimin e automjeteve me targat “KM”.

Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat 'KS' (Kosovë) ose 'RKS' (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Targat e tilla ishin me akronimet "KM" (Mitrovica e Kosovës), “PR” (Prishtinë), “UR” (Ferizaj), “PZ” (Prizren), “GL” (Gjilan). Prishtina zyrtare i konsideronte dhe vazhdon t’i konsiderojë të paligjshme.

Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, cila thekson që kjo marrëveshje ka nisur të zbatohet në dhjetor të vitit 2011.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.