Loshi: Nuk jam larguar nga LVV-ja, jam distancuar nga punësimet familjare në Qeveri

Loshi: Nuk jam larguar nga LVV-ja, jam distancuar nga punësimet familjare në Qeveri

Aktuale April 09, 2021 - 21:37

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Liri Loshi ka reaguar pasi që në disa media është raportuar se ky i fundit është larguar nga LVV-ja.

Përmes një postimi në Facebook, Loshi ka thënë se nuk është larguar nga Vetëvendosja, por siç thotë ai është distancuar nga punësimet apo emërimet në Qeveri të familjarëve të politikanëve.

“Portalet me paskan larguar nga Lëvizja Vetëvendosje!!! Nuk është e vërtetë që jam larguar, apo që më kanë larguar. E vërteta është se jam distancuar nga punësimet, apo emërimet në qeveri të familjarëve të politikanëve me profil të lartë në Vetëvendosje. Mendoj se të keqen duhet identifikuar dhe luftuar më kohë dhe koha më e mirë është sapo të paraqitet ajo”, ka shkruar Loshi.

Theksojmë se në një postim në Facebook, Loshi kishte shkruar “Rahatoni ju familjarët e juaj qaty në qeveri e ne po i mbajmë sytë mbyllur. Kur të kryhet loja, tregoni! Mirë e keni nisë boll”./Zëri