Shehu: Anëtarë të komisioneve zgjedhore shkelin Kodin Zgjedhor

Shehu: Anëtarë të komisioneve zgjedhore shkelin Kodin Zgjedhor

Aktuale May 08, 2024 - 15:11

Nënkryetarja e këtij institucioni, Ditmire Shehu, deklaroi se disa anëtarë të Komisioneve Zgjedhore nuk u përmbahen rregullave të parapara me ligj, duke shkelur kështu Kodin Zgjedhor.

“Disa anëtarë të Këshillave zgjedhor nuk iu përmbahen udhëzimit për votim për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të ditës së sotme, apo 8 majit. Të nderuar anëtarë të Këshillave Zgjedhorë, ju lutemi që tu përmbaheni në përpikshmëri detyrave dhe obligimeve që dalin nga Kodi Zgjedhor dhe nga aktet nënligjore të KSHZ-së…Votuesi mund të paraqitet në vendvotim vetëm njëherë për të ushtruar të drejtën e tij të votës.

Në disa komuna kishim shkelje, kemi dërguar vërejtje te të njëjtat dhe shpresojmë se i njëjti gabim nuk do të përsëritet. Ka disa komuna ku është regjistruar shkelja e Kodit Zgjedhor”, tha Shehu.