Infektologu Tolaj publikon darkën e “begatshme” të Spitalit Rajonal të Prizrenit

Infektologu Tolaj publikon darkën e “begatshme” të Spitalit Rajonal të Prizrenit

Aktuale April 05, 2021 - 21:02

Infektologu Fatos Tolaj ka publikuar shërbimin e shujtës së darkës në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Kjo darkë, të cilën ai me ironi e quan "të begatshme", thotë se u shërbehet infektologëve kujdestarë për punën e tyre 24 orëshe, raporton Zeri.info.

Tolaj është shprehur i pakënaqur me shërbimin pasi që darka, siç mund të shihet në foton e publikuar nga "Familja Ime", është shumë e varfër - disa copa bukë, një copë djathi dhe një kaçik pule.

“Qe darka e "begatshme" e kujdestarit - infektologut në punën 24 orëshe ... aq më tepër në këtë kohë pandemie ... gjykoni ju vetë ...!”, shkruan ai. /Zëri/

Image